“Më duheshin paratë për shtëpinë e re”, deklarata e Esmerald Ballës pasi vrau babanë

Në një ngjarje tragjike që ka tronditur Shënavlashin, 30-vjeçari Esmerald Balla është arrestuar për vrasjen e babait të tij, të cilin e ka hedhur në një pus. Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, dhe tani detajet e rastit janë bërë të njohura përmes dëshmisë së Ballës dhënë policisë.

Sipas hetimeve, konflikti mes Esmerald Ballës dhe babait të tij kishte filluar për çështje të lidhura me kujdesin për kafshët, por më vonë ishte përshkallëzuar në një përplasje për çështjet financiare. Esmeraldi, që po ndërtonte një shtëpi të re, kishte nevojë për 30 mijë euro për të paguar ndërtuesit, por paratë i mungonin.

Në një debat të ndezur me babain e tij, Esmeraldi ka deklaruar se babai e kishte pranuar se kishte përdorur paratë e destinuara për ndërtimin. Gjatë diskutimit të tensionuar, babai i kishte drejtuar armën Esmeraldit, duke e kërcënuar.

Për të mbrojtur veten, Esmerald Balla ka tentuar të marrë pistoletën nga dora e babait. Në përpjekjen për ta ndaluar, arma është shkrepur dhe ka goditur dy herë babain e tij në gjoks. Pas krimit, ai e ka hedhur trupin në një pus, ku është gjetur nga autoritetet pas denoncimit të rastit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raportoi se kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitet dhe është një shembull tjetër i mënyrës se si tensionet financiare dhe familjare mund të përshkallëzohen në dhunë ekstremale.

Back to top button