“Më plasët cipën”/ Akuzat se ka përfituar para nga buxhet i shtetit, Sinaj: Dhe rrogën e deputetit e kam dhuruar

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj është përballur ashpër ditën e sotme me Gazment Bardhin në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, ku po diskutohet mandati i tij, pasi akuzohet nga PD se ka përfituar para nga Buxheti i Shtetit.

Sinaj ka akuzuar Bardhin se ka tentuar të bëjë një farsë, ndërsa shtoi se ka qenë biznesmen para se të hynte në politikë dhe pasurinë e tij e ka ngritur nga bizneset. Ndër të tjera, Sinaj vijoi të këmbëngulë se ka dhënë pagën e deputetit për bamirësi, ashtu si dhe shumë të ardhura nga bizneset e tij.

“Mandatet e dy faturave në këto biznese janë 350 mijë lekë. Unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë politikan, kam qenë që prej 20 vitesh. Dhe rrogën time të deputetit e kam bërë donacion te njerëzit në nevojë. Nuk kam përfituar fare, as rrogën time. Më vjen keq për Bardhin që është lodhur të marrë informacion nga Thesari. Si nuk e gjete që kam dhënë 100 milionë lekë për tërmetin në buxhetin e shtetit, si nuk e gjete ky Big.al grupi, një ditë pasi kam dhuruar 100 milionë lekë, ka dhuruar 100 mijë euro. Fjala e shenjtë thotë bëjë të mirën me një dorë, dhe fshih tjetër, por ju më plasët cipën këtu. Biznesi im është familjar, ka siguruar punonjësit nga siguracione private. Nuk jam përfitues, jam donator në buxhetin e shtetit. Ajo që kërkove të bësh është një farsë, nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Sinaj.

Back to top button