Vrau babain dhe e hodhi në pus, djali dyshohet se bashkëpunoi me …

Esmerald Balla dyshohet se për vrasjen e babait bashkëpunoi me persona jashtë familjes. Paraprakisht dyshohet të jetë një mik i tij që e ka ndihmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar sot nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Back to top button