“Vuçiç ka ngritur një kurth” / Paralajmëron politikani serb: Ja çfarë i thashë Albin Kurtit
Politikani serb, Nenad Canak ka zbuluar në Euronews Now bisedën që pati nga afër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Canak sqaroi se fokus i bisedës ishte situata në veri të Kosovës dhe poërpjekjet e Albin Kurtit për të “hequr qafe” akuzat që rëndojnë mbi të se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës.
Politikani serb sqaroi se në bazë të informacioneve që ai disponon për një “kurth” që po ngrijhhet nga VUëië, është i detyruar të tregohet politikisht koirrekt dhe të informojë Kosovën, pavarësisht rrisqeve.
“Zoti Kurti më informoi për situatën në Veri të Kosovës, po përpiqet të ndalojë ëdo përpjekeje për ndryshimin e balancave në veri të Kosovës dhe po përpiqet të heqë qafe akuzat se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës. Në bazë të eksperiencës sime në këto 30 vite , kur shoh disa elemente që planifikojnë, është detyra imë që të njoftoj që këto plane të parandalohen, në këtë rast edhe për veriun e Kosovës.” –tha Canak.
I pyetur se si do të veprojë ai në rast se BIA serbe do të kërkojë të veprojë kundra tij, pas “zbulimit” të planeve të Vuëië, politikani serb tha seb kamarrë parasysh ëdo situatë të mundshme dhe se nuk do të bëj pas.
“Pata një situatë komplikuar me BIA-n, por nuk kam frikë. Nëse ke frikë, nuk bëhet politikë në Ballkan. Kjo është ëështje që ka të bëjë me ndërgjegjien time dhe dua të marr përgjegjësi për veprimet e mia.”-u shpreh ai.