“Kur më arrestuan më morën orën e dorës, por…”/ Meta flet nga qelia: Po shpik ushtrime që të stërvitem! Kam synim të ngjis…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet ekskluzivisht për Top Channel pas më shumë se dy javësh në qeli.
Në një intervistë për gazetaren Elda Menga, ai thotë se në qeli ka vijuar të stërvitet, por nuk ka kërkuar palestër, siç është përfolur në media.
Sot po bëhen dy javë në burg, si i kalon ditët Ilir Meta në qeli dhe a është e vërtetë ajo që thuhet në media se keni pasur kërkesa specifike, si për shembull një palestër që të stërviteni?
Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë.
Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në maratonë dhe nga këtu do të dal në top formë.
Për dijeni edhe orën e dorës që ma morën ditën që më rrëmbyen ma kthyen vetëm pas 10 ditësh.
Në liri ju kemi parë aktiv, herë në zhytje në det dhe herë të tjera teksa ngjisni male. A ndjeni mungesën e “maleve tona më të larta, ujërave tona më të kaltra”, apo besoni se shumë shpejt do t’u riktheheni udhëtimeve?
Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç.