Shkrumbohet fabrika në Kurbin, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme?!

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në Shullaz të Kurbinit, ndërsa sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Back to top button