Vazhdon festa, qytetarët në Durrës festojnë edhe 29 Nëntorin

Edhe pse temperaturat kanë qenë të ulta, shumë qytetarë të Durrësit kanë dalë në sheshet e qytetit bregdetar për festime.

Mjetet e tyre kanë bllokuar edhe sheshin qendror të qytetit bregdetar, shkruan A2 CNN.

Në qendër të Durrësit, qytetarët kanë dalë me flamuj kombëtar të vendosur në makina.

Ndërkohë, dje në aktivitetet e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kulmuan me një koncert festiv madhështor në qytetin e Vlorës, ku u festua 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ky koncert ka bashkuar shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si dhe emigrantë të kthyer për festat në atdhe.

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të shijojnë performancat e disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Back to top button