Gjyqtarët që kanë në dorë ‘fatin’ e Ilir Metës

Deri të hënën parlamenti duhet të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të republikës.

Ky është rasti i parë në 3 dekada që gjyqtarët kushtetues do të vendosin për fatin e kryetarit të shtetit, pasi pavarësisht përplasjeve të çdo mazhorance me presidentët, asnjë shumicë nuk ka pasur 94 vota e ideja e shkarkimit nuk ka kaluar asnjëherë kufirin e deklaratave politike.

Sipas ligjit të gjykatës Kushtetuese anëtarët e saj kanë 3 muaj kohë për të vendosur nëse shkarkimi i Ilir Metës kalon apo jo për t’u shqyrtuar në seancë plenare.

Dhe nëse këtë afat e shohim nga këndvështrimi që muaji gusht është pushim dhe nuk përllogaritet atëherë gjyqtarët kanë kohë deri në 14 tetor për të vendosur kalimin ose jo të çështjes Meta në seancë plenare.

Përgjatë kësaj periudhe presidenti dhe kuvendi përgatiten për të mbrojtur pozicionet e tyre para gjyqtarëve, por nga ana tjetër vetë gjykata kushtetuese pritet të pësojë ndryshime deri në vjeshtë.

Aktualisht Kushtetuesja ka 7 anëtarë; 3 të zgjedhur nga presidenti, 3 nga kuvendi, dhe Vitore Tushën së cilës i ka mbaruar mandati.

Por deri në shtator pritet që gjykata e lartë të ketë 10 anëtarë e të mund të zgjedhë 3 gjyqtarë në Kushtetuese.

Nëse kjo ndodh atëherë çështja e shkarkimit të Presidentit të Republikës do të gjykohet nga një trupë me 9 gjyqtarë.

Sipas ligjit për gjykatën Kushtetuese vendimet merren me 5 vota e mbetet për t’u parë nëse parlamenti do të bindë gjyqtarët nëse presidenti ka shkelur apo jo rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Të zgjedhur nga Ilir Meta

1-Marsida Xhaferllari

2-Sonila Bejtja

3-Përparim Kalo

Të zgjedhur nga Parlamenti

4- Elsa Toska

5-Fiona Papajorgji

6- Altin Binaj

(Vizion Plus)

Back to top button