“Ulu aty, nuk jam Edi Paloka”/ Rama sulmon Bashën dhe Bardhin: Gjynah, dukesh si i dehur dhe sikur të kanë rrahur

Vazhdojnë replikat në Kuvend mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Në replikën e radhës, Rama e quajti Bashën, si një person që flet sikur të ishte i dehur dhe i rrahuar.

“Kur del Zotëria dhe i merr gratë me radhë, me atë gisht drejtuar. Prandaj uluni, mos u prekni nga retorika, ngrini nivelin se me çfarë dëgjova tani, ka rënë niveli fare fare fare. Një kryetar partie, pretendent për të udhëhequr popullin, çohet dhe flet sikur ka dalë nga klubi, sikur është dehur dhe e kanë rrahur, është gjynah i madh. Nuk do hy në ato muhabete është nivel shumë i ulet”, tha Rama.

Rama u përplas edhe me sekretarin e Përgjithshëm, të PD-së Gazment Bardhin, i cili foli nga vendi, ndërsa kryeministri mbante fjalën e tij në foltore.

“ Mos ndërhy, pse ndërhy. Nuk jam Edi Paloka unë!  Po ça është ky mo, ulu more zotëri, ulu. Ça bëni ju, ore pse nuk qetësoheni, ore më lë të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë. Se tani keni dalë me formulën e re, ju nuk keni qënë aty, keni dale me teorinë që duhet ta keni përballë që ta njohim. Po ty të ndërpreu njeri… a ka mundësi, të ndërpreu njeri…”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button