Shërbimi i detyruar ushtarak në Kosovë, debati mes kostos dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Kosovë vijon të mbetet një temë aktuale, sidomos pas tensioneve të vazhdueshme me Serbinë. Lëvizja Vetëvendosje që mori pushtetin në vitin 2021e kishte në programin e saj planin për shërbimin ushtarak të kombinuar në 3+3 muaj për të rinjtë, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë konkrete në këtë drejtim.

Sipas pikëpamjes sime, duke marr parasysh zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë mendoj që do të ishte mirë të ketë një shërbim ushtarak prej 3 muajsh për të rinjtë dhe të rejat e vendit”, tha eksperti i sigurisë Selam Shkodra.

Kostoja e një iniciative e tillë llogaritet të jetë shumë e lartë dhe ka sugjerime që të përqendrohet në ngritjen e strukturave të reja policore-ushtarake, si ajo e Xhandarmërisë.

Nuk mendoj që ne do të duhet të vendosim shërbimin e detyrueshëm ushtarak në kontestin politik meqë ka një kosto buxhetore e cila kalon 60 milionë euro në vit, por ne do të duhet të fokusohemi në kontestin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura sipas planit gjithëpërfshirës 10-vjeçar”, tha eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Beogradi zyrtar rikthehu shërbimin e detyrueshëm ushtarak por në sytë e ekspertëve Serbia nuk është shembulli që duhet të ndjek Kosova. Megjithatë një edukim ushtarak konsiderohet si investim i duhur.

Kostoja më e madhe është kostoja e sigurisë së vendit. Në rast se është në pyetje siguria e vendit atëherë mendoj që ia vlen që të ketë një investim në këtë drejtim”, shtoi Selam Shkodra.

Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar që për këtë vit Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është në rrugëtimin e saj për t’u shndërruar në ushtri, t’i shtohen 600 pjesëtarë.

Back to top button