Nesër mblidhet Këshilli/ Nëse hiqet mandati i Bllakos, Pandeli Majko rikthehet në Parlament

Nëse Kuvendi merr vendim për heqjen e mandatit të deputetit socialist Alqi Bllako në Parlament pritet të kthehet Pandeli Majko.

Ai është renditur i 19-ti në listën e PS-së së Tiranës. Sipas numrit të votave dy ndër kandidatët në pritje janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Sipas këtij rregulli mandatin pritet ta marrë ish-kryeministri Pandeli Majko. Mësohet se ditën e nesërme, 30 mars, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK lidhur me mandatin e deputetit të Alqi Bllakos.

Back to top button