Bie shtetrrethimi në Shqipëri, skenaret e reja pas shpërthimit të koronavirusit

Qeveria ka vendosur që të mos shtyrë afatin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar prej koronavirusit në Shqipëri.

23 qershori ishte dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, por Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos e zgjasë atë, por “çlirojë” vendin, duke bërë që njerëzit të lëvizin lirisht.

Edhe pse numri i të shtruarve në spital i pacientëve më Covid-19 ka kaluar shifrën e 80 personave, ministria ka vendosur që të mos rikthejë izolimin.

Pavarësisht kësaj, Komiteti i Ekspertëve po vëzhgon situatën pas kësaj dhe ndërsa ka hartuar disa skenare për të aplikuar e kjo sipas situatës që do të krijohet nga numri i të të infektuarve.

“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë”, deklaroi Manastirliu.

Por njëherësh, ministrja ka treguar dhe skenaret e përballimit të situatës në rast të rritjes së numrit të të infektuarve. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit dhe se çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Fushata për popullatën për vendosjen e maskave në ambientet të mbyllura dhe ruajta e distancimit fizik.

Ndërkaq rritjes së numrit të të infektuarve Komiteti ka parashikuar që rihapë sërish spitalet Covid-19. Aktualisht në spitalin Covid-1 ka 81 pacientë të shtruar dhe kjo ka arritur kapacitetin, për këtë duhet që spitalet e tjera të fokusohen vetëm në trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

“Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin në rritje dhe jemi duke rekrutuar stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës”, theksoi Manastirliu.

Back to top button