Me maskë në fytyrë, kryeministri Rama nis takimin me Metën

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Ilir Meta. Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Ajo që vihet është re është se Rama këtë herë ka zgjedhur të mbajë maskë, ndërsa Meta duket se mjaftohet vetëm më ruajtjen e distancës sociale.

Meta ka nisur ditën e sotme takimet konsultuese me krerët e partive politike në vend për të përcaktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021 brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj.

Opozita kërkon 18 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa socialistët kërkojnë 9 majin.

Back to top button