Basha paralajmëron Ramën në Kuvend: I kujton John Kennedy, do të ta këndojë populli shqiptar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

“Për uljen e çmimeve. Për taksat. 8 vjet mashtrim. Mashtron prapa. Mbeturinë e social realizimit. Hiq 51 milion euro për luksin tënd. Jeton si Sheik me taksat e popullit. Harroje shtetin shqiptar. Ja ke rritur më shumë se që nga koha e tanzimatit. Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje dhe dil nga kjo sallë. Dita do të vij. Mos e harro, John Kennedy . Ka një citim që s’të pëlqen. Do vij dita që do ta këndoj populli shqiptar edhe ty. Check Up ka nxjerr gra me sëmundje prostate e burra shtatzënë,” tha Basha.

Back to top button