VIDEO/ Fitorja e Zvicrës ndaj Francës, shqiptarja feston në rrugët e Bernit me flamurin kombëtar, polici: Flamurin i gabuar për sonte

Ndeshja e fituar nga Zvicra kundër Francës dy ditë më parë ka sjell gëzim të madh të shumë njerëzve zvicerian por edhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Një gjë e tillë ka ndodhur me një tifoze shqiptarë në Zvicër, e cila pas ndeshjes Zvicër-Francë, ka dalë në rrugë të festojë më flamurin shqiptar.

Blick ka publikuar videon e tifozes shqiptare, e cila me flamur në supe ka dalë në rrugët e Bernit. Ndërkohë që një polic e ka ndaluar tifozen shqiptare, duke i thënë se ka zgjedhur flamurin e gabuar.

“Ky është flamuri i gabuar për sonte”, i tha një polic asaj.

Pasi vajza ktheu kokën për të parë se kush i foli, polici i tha asaj që të largohej.

 “Mirupafshim, vazhdo të ecësh”, vazhdoi më tej polici.

Ndërkohë që ajo teksa po largohej e ngriti sërish me krenari flamurin shqiptar mbi supe./m.j

Back to top button