VIDEO: Këtu nuk është Serbi, protesta të ashpra në Mal të Zi kundër fronëzimit të mitropolitit serb

Protesta të mëdha janë regjistruar këtë të shtunë në Malin e Zi kundër fronëzimit të mitropolitit të ri Ioaniki.

Dhjetëra qytetarë bllokuan me goma dhe gurë aksin rrugor Podgoricë-Cetinje, për të ndaluar ceremoninë që pritet të mbahet ditën e nesërme Manastirin e Cetinjes.

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e protestuesve ishin mbledhur nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze të cilët lëshonin parulla “Këtu nuk është Serbi”.

Më herët, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes dhe u përplasën me policinë.

Back to top button