E vërteta e ministrit Lleshaj/ “Pse shkova në Bejrut dhe kush ishte negociator për Alvinin”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur sot pyetjeve rreth rolit të tij në operacioni ne shpëtimit të Alvin Berishës. Në emision “Opinion”, Lleshaj tregoi pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-vjeçari që ishte në kampin Al-Hol në Siri.

Lleshaj tha se ka qenë aty për të ndjekur operacionin dhe shtoi se i gjithë operacioni është bërë me kërkesën e qeverisë së Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Kur shkuar dhe pse shkuat, pasi ka pasur kritika për rolin tuaj?

Kritika nga kush?

U quajtët sikur ishit për shoë..

Ka njërëz që janë të profilluar për kritika. Unë them që Alvin Berisha është i lirë, falë punës së përbashkët. Unë kam qenë atje për të përshpejtuar procesin.

Si do e përshpejtonit?

Të gjitha ata njerëz që janë aty, janë pjesë e ekipit shqiptar, shumica janë shqiptar. Ky është efekti i pranisë time atje.

Kush e kreu operacionin?

Policia shqiptare, Kryqi i Kuq, Gjymsë Hena dhe autoritetet italiane.

Kush ishte iniciator?

Ishte qeveria shqiptare, të dy këto institucione vepruan me kërkesë tonë. Ky operacion ka pasur tre faza.

U rrëmbye apo u shoqërua Alvini?

U shoqërua sipas rregullave, sipas një shteti serioz. Është tërhequr nga Gjysmë Hëna dhe Kryqi i Kuq.

Po qeveria italiane çfarë bëni?

Ka vepruar ngushtësisht me ne, ka ndjekur operacionin dhe nga ka mbështetur.

Po Kryqi i Kuq dhe Gjymsë Hëna nga kush u iniciua?

Me kërkesën tonë dhe të qeverisë italiane.

Pse shkuat?

Unë shkova se ky ishte një rast i rëndësishëm dhe doja të mbështesja oficerët shqiptarë që ishin atje dhe doja të ndërtoja një kanal për të tërhequr dhe fëmijët e tjerë që janë aty.

Back to top button