VIDEO/ Ja sipërfaqja që po digjet në Sazan, dhe po shkon drejt vënies nën kontroll nga ushtria. Greqia…!

Zjarri që ka rënë në ishullin e Sazanit, ka ngritur në këmbë Forcat e Armatosura e  emergjencat civile, për të shuar flakët.

Janë mbi 80 efektivë ushtarakë që po e lokalizojnë fuqinë e flakëve për të arritur deri nëshuarjen e tyre.

Ka një alarm të ngritur si gjithnjë nga politika por dhe nga njerëz të thjeshtë, se po digjet gjithë zona e pyllëzuar e ishullit, ndaj duhet të thërriten në ndihmë fqinjët aleatë dhe deri tek forcat e NATO-s.

Eshtë një shqetësim i ligjshëm dhe mirë bëjnë që shqiptarët janë të përkushtuar për mbrojtjen e kësaj zone, e cila është e pyllëzuar. Madje dhe që ‘abuzojnë”  me alarmin se asgjë e keqe nuk vjen nga shqetësimi i tepërt por i sinqertë i qytetarëve. Jo politikës të kuptohemi.

Për këtë arsye vetë kreu i Drejtorisë së Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë të kësaj fushe ka bërë një vlerësim nga ajri për situatën e zjarreve në Sazan.

Këtë e konfirmon dhe vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa shkruan në rrjetin social se “Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit”.

Dhe nga pamjet që shihen që nga ajri, duket se është një cep shkurrnaje në Sazan që është mbuluar nga flakët dhe po punohet fort për ta lokalizuar dhe parecelizuar për ta shuar përfundimisht.

Teksa sheh pamjet nga ajri, shihet qartë se ku ndodhet zona e përfshirë nga flakët, dhe ekspertët kanë precizuar në ndërhyrjen nga toka, si të mjaftushme për të bllokuar përhapjen dhe shuar përfundimisht zjarret në shkurrnajën e rënë në cepin e ishullit të Sazanit.

Dhe për sa i përket thirrjes nga aleatët, ajo që mund të themi është se e kanë shumë të vështirë qe për një sipërfaqe të tillë te vogel dhe pa rrezik per banoret të vijnë në ndihmë. Aq më tepër që Greqia, është e përfshirë vetë nga flakët, pasi përveç vatrave në Athinë, edhe në Lutsa janë përhapur flakët e zjarrit. Ndërkohë që zjarri u është afruar shtëpive të banorëve./m.j

Back to top button