26 vite nga tragjedia e Otrantos/ 81 shqiptarë humbën jetën, shumica gra e fëmijë

26 vite më parë, më 28 mars të vitit 1997 u vranë barbarisht 81 shqiptarët në Kanalin e Otrantos. Familjarët kanë përkujtuar 81 viktimat nga të cilët 24 të humbur.

Para 26 vitesh, anija “Kateri i Radës” u nis nga brigjet e Vlorës ne drejtim të Italisë, por nuk arriti asnjëherë të prekë brigjet italiane.

Mëngjesin e asaj dite, mediat italiane njoftuan se marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për bllokim detar është antikushtetuese dhe kështu në kuadër të këtij vendimi qeveria italiane kishte dërguar flotën ushtarake në kanalin e Otrantos për të ndaluar të gjithë shqiptarët që braktisnin Shqipërinë nga lufta civile.

Për të bllokuar hyrjen ilegale të emigrantëve që donin të shpëtonin nga trazirat e 97′, erdhi reagimi i forcave detare italiane. Anija “Kateri i Radës” u përball me goditjet e anijes luftarake “Sibilla”, teksa pasagjerët e “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, ndërsa mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, e cila filmonte tragjedinë.

Harku i anijes “Sibilla” goditi anijen shqiptare duke e bërë që të rrotullohet rreth vetes dhe më pas anija “Kateri” u ngrit lart e më pas u fundos e gjitha, teksa la pas një tragjedi me 81 viktima shqiptarë, shumica gra e fëmijë.

Back to top button