Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky: Ne e vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vijë në Tiranë për Samitin që do të zhvillohet në datat 28-29 shkurt. Në një reagim në rrjetet sociale, Zelensky ka falënderuar presidentit shqiptar, Bajram Begaj për solidaritetin me Ukrainën.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shtoi Zelensky në “X”, ndërsa ka ndarë postimin e Begajt.

Begaj, dje me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë shkruante:

“Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkroi presidenti shqiptar në “X”.

Back to top button