Beleri, eurodeputet i Mitsotakis? Minxhozi: Greqia nuk do ta humbë nga radari fokusin mbi Himarën

Analisti Artur Zheji e konsideron sfidë ndaj Shqipërisë, por edhe kryeministrit Edi Rama, kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Evropian, nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Greqia nuk do ta humbë nga shikimi dhe nga radari fokusin mbi Himarën.

Skënder Minxhozi: E dimë rolin që kanë partitë në zgjedhjet evropiane. Dimë që grekët janë shumë persistentë në politikat ndaj fqinjëve. Të gjitha krahët politik në Greqi kanë pasur dhe kanë projekt për Himarën. Është një projekt i cili përtej fitimin të votave në zgjedhjeve greke, ka githashtu dërgimin e mesazheve ndaj komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të bregdetit shqiptar, mbështetësve të Belerit, t’u dërgojë mesazh, që ai është në burg, nuk e kapi dot bashkinë, por nuk e kemi harruar atë.

Greqia nuk do ta humbë nga shikimi dhe nga radari fokusin mbi Himarën. Himara kërkohet me çdo kusht t’i shtohet hartës së zonave minoritare greke në Shqipëri.

Back to top button