Basha e gdhin sot te Teatri, Kryemadhi: Nesër do jem unë, do të bëjmë rezistencë deri në fund

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se pas kryedemokratit Lulzim Basha, nesër do të jetë ajo që do t’i bashkohet mbështetësve të Teatrit Kombëtar.

E ftuar në Euronews Albania, ajo  ka ftuar të gjith socialistët t’i bashkohen kauzës, përjashtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Kryemadhit, Rama ka lekë të prishë dhe ndërtoj teatrin, por nuk ka lekë të paguajë Pagën e Luftës shqiptarëve.

‘Sot e ka zoti Basha, nesër e ka Monika Kryemadhi natën në teatër me të gjithë mbështetësit e saj dhe të teatrit dhe çdo qytetarë që ndihet i garbitur dhe i varfëruar nga kjo qeveri. Ky zotëria që paska para për të prishur teatrin, si nuk paska para për t’i dhënë pagat e luftës shqiptarëve. Unë nuk do jem atje si kryetare partie, jam munduar të qendroj larg për teatrin si kauzë, pasi e hapnin teatrin për të zgjedhur anëtarin e Gjukatës Kushtetuese , për një tender, merrnin tamponët me tre euro dhe ia shisnin shqiptarëve me 120 euro, për shtëpitë e tërmetit.  Kështu që do të bëjmë rezistencë deri në fund. Unë ftoj të gjithë socialistët, edhe Ruçin edhe zotin Pandeli Majko, vetëm Ramën dhe Veliajn pasi janë pjesë e saj’, tha Kryemadhi.

Back to top button