“Do të të shkul veshët” – Ulsi Manja flet pas “kërcënimit” ndaj Agron Shehajt: U bëra nostalgjik…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Manja është pyetur nga gazetarët lidhur me debatin e djeshëm në Kuvend me deputetin Agron Shehaj ku nga karrigia i bëri me shenjë se do t’i shkulte veshët.

Manja tha se gjithçka ai takon një debati politik që mbetet brenda sallës së Kuvendit. Ai tha se u bë nostalgjik dhe kujtoi klasën e parë.

“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës.

Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media.

Personalisht më bëtë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për t’i zgjidhur.

Mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas. Debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit. Dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja.

Back to top button