Dronët “Bayraktar” për trafikun/ Balluku prezanton masat për “turizëm të sigurt dhe rrugë të sigurta”

Fluksi i shtuar turistik dhe hapja e disa rrugëve të reja, fillimisht autostrada e kategorisë A Thumanë – Kashar dhe tuneli i Llogorasë kërkon edhe shtimin e sigurisë rrugore.

Në konferencën “turizëm i sigurt, rrugë të sigurta”, zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi koordinim ndërinstitucional, ndërsa prezantoi edhe masa të reja të ndërmarra në drejtim të shmangies së trafikut, që do të përfshijnë edhe dronët “Bajraktar”.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt do prezantohen masat, me qëllim lehtësimin e kalimit në pikat kufitare me Kosovën.

Një tjetër risi e këtij sezoni veror do të jetë edhe bashkërendimi i punës, mes policisë së shtetit, shërbimit zjarrfikës dhe urgjencës./m.j

Back to top button