Flamuri bullgar në Pustec, reagon partia maqedone, kryebashkiaku: I vetmi shtet që investon për ne

“Hapja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim” – kështu është shprehur Eftim Mitrevski nënkryetari i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian në lidhje me donacionin e radhës të Bullgarisë në këtë bashki.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin e fondacionit” Kujtesa Bullgare”, duke shtuar se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur në qoftë se nuk ka prapavijë politike.

Ambasadori bullgar në Shqipëri, Ivajllo Kirov, gjatë fjalës përshëndetëse ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke e cilësuar atë shtetin investitor me të madh në këtë komunitet.

Qeveria bullgare ka dhuruar ditën e sotme pajisje zyre dhe kompjuterë për godinën e re të bashkisë Pustec.

Back to top button