Idrizi: Greqia në gjendje lufte me ne, çështjen e ligjit ta ngremë në NATO e BE! Rama vuri ‘vijat e kuqe’, nëse luan ndokush mendsh…!

Një moment të ri në politikën e jashtme të Shqipërisë e ka konsideruar kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë. I ftuar në Report Tv, Shpëtim Idrizi analizoi vizitën e Ramës në Athinë, ndërsa tha se kreu i qeverisë vendosi vijat e kuqe me Greqinë, në krye të të cilave qëndron heqja e ligjit të luftës.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se për Ramën ka vend për t’i bërë kritika e opozitë, por shoqëria, politika e media duhet të njësohen sa i takon politikës së jashtme dhe interesit kombëtar të Shqipërisë.

“Një moment i ri në politikën e jashtme të Shqipërisë. Për Ramën ka sa duash vend për të bërë kritika e opozitë. Ne duhet të kuptojmë që kur flitet për politikën e jashtme ne si shoqëri duhet të mësohemi që të flasim me një gjuhë me një qëndrim. Politika e jashtme është mbartëse e interesit kombëtar. Interesi kombëtar i Shqipërisë me Greqinë duhet të përkthehet me politikë të jashtme.

Grekët e gdhendin interesin kombëtar në malin e Olimpit, interesat komb që ka Greqia dhe Shqipëria ne i  shkruajmë në akull. Ky interes duhet ta na njehsojë. Rama atje përmendi disa të vërteta që janë thënë dhe janë lënë shumë herë nga politika shqiptare, që kanë të bëjmë me vijat e kuqe. Vijat e kuqe të Shqipërisë me Greqinë janë heqja e ligjit të luftës, shqiptarët e Çamërisë pensionet dhe më radhë gjërat që na sjell përditshmëria”, tha Idrizi në Report Tv.

Ndalur në ligjin e luftës, të cilin Greqia e ka hequr me Italinë kreu i PDIU thotë se Greqia është në gjendje lufte me vendin tonë, e prandaj kësaj çështje duhet t’i shkohet deri më fund.

“Rama tha një të vërtetë që s’ka qenë shumë e qartë. Rama foli për herë të parë për ekzistencën e gjendjes së luftës bashkë me pasojat e saj për çështje pronësore. Për herë të parë u kuptua që gjendja e luftës është në fuqi, pastaj pasojat juridike mbi pronat. Ne sot jemi me rëndë me çështjet e pronave, jemi në gjendje lufte me Greqinë. Nëse luan ndokush mendsh. Ne s’mund të rime pasiv, kjo ishte e reja që tha Rama”, vijoi Idrizi në Report Tv.

E nëse Greqia refuzon që ta heqë ligjin e luftës, Idrizi thotë se shteti shqiptar duhet të ngrejë këtë çështje në NATO e BE.

Të njëtin ligj me Italinë e ka heq në 1947, me aktin e parë ndërkombëtar që vjen nga lufta, Traktati i Paqes. Me Italinë e ka heq gjysmën, gjysmën tjetër e mban aty. Ne na imponon që të kemi një traktat miqësie. Ministrat e jashtëm të Greqisë që vijnë thotë po ja po e heqim. Nëse Shqipëria qëndron konseguente, që interesi kombëtar është heqja e ligjit të luftës.

Back to top button