Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, Spalletti kërkon më shumë nga Italia

Kampionati Europian po afron dhe puna e trajnerëve bëhet akoma më e vështirë.

Tekniku i Italisë, Lucciano Spalletti kërkon që skuadra e tij të tregojë më shumë përballë kundërshtarëve më të fortë.

“Kam shumë besim dhe kemi mundësinë të tregojmë më shumë nga ajo që kemi bërë deri më tani. Duhet të shfaqim një nivel më të lartë loje që të konkurrojmë që janë më lart se ne, janë 4 ose 5 tepër të forta”.

Italia është kundërshtari i parë i Shqipërisë në grupet e Euro 2024.

Pikërisht më 15 Qershor në Dortmund do të jetë përballja që vlen shumë për të dy ekipet për një nisje të mbarë.

Para kësaj sfidë Kombëtarja e Sylvinho do të luajë dy miqësore, me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin, ndërsa ajo e Italisë me Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Back to top button