Nora Malaj: Gruaja nuk mund të rrijë në shtëpi e të presë para nga burri

Nora Malaj thotë se gruaja nuk është mirë të rrijë në shtëpi e të merret me fëmijët.

Ajo tha gratë sot kanë mundësi që sot të arsimohen, të punojnë, të argëtohen e të kujdesen për familjet e tyre në të njëjtën kohë.

“Gratë s’kanë pse të qëndrojnë në shtëpi e të presin burrin që t’u bëjnë kafen”, tha ajo.

“Nuk duhet të kthehemi pas, ta shikojmë një burrë si burim të të ardhurave, ndërsa gruaja të rri e të presë burrin e të bëjë kafen në shtëpi. Njerëzit që janë në shtëpi dhe e shikojnë veten në pozicionin pritës pse mos ta duan.

Ky është një realitet që njeriun e kthen sedentar, ndërsa tjetrin burimor dhe shoqëria nuk merret vesh dhe fillon konflikti në familje.

Nuk është marrëdhënie e vlerësueshme, sepse në fund të ditës këta nuk janë dy kapitalistë që do ndajnë kapitalin. Këta janë dy njerëz që e kanë dashur njëri-tjetrin, dhe të dyja palët duhet ti japin hapësirë njëri-tjetrit”,-tha Nora Malaj.

Back to top button