Parashikimi i gazetarit të njohur: Veliaj s’është “kockë” e lehtë, por Altin Dumani do të bëhet kryeministër

Arian Çani ka qenë i ftuar mbrëmë në Euronews Albania duke analizuar gjithçka po ndodh me politikanët dhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vend. Ndër të tjera, gazetari i njohur është ndalur te një postim i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale që tregonte gjurmë në hënë.

Sipas Çanit, kjo është bërë një ditë para se kryebashkiaku të paraqitej në SPAK. Megjithatë ai nuk ndalet me kaq, por shkon larg duke parashikuar se Altin Dumani mund të jetë në të ardhmen kryeministër i shqiptarëve. Në fjalën e tij për emisionin e Erla Mëhillit, Çani ka thënë:

Kjo (Postimi i Ramës)  ka dalë një ditë para se Veliaj të shkonte në SPAK. Unë dua ta kontekstualizoj. Mund të mos ketë asnjë lidhje. Por, ama le t’i bëjmë njerëzit të vrasin pak mendjen. Njeriu ka nevojë të ëndërrojë pak. Pse t’ia japim të gatshme gjithçka. Le ta shohin foton.

E të pyesin ç’ka dashur të thotë Rama me të. Mos e kujtoni Erion Veliajn si kockë të lehtë për t’u lëshuar. Unë po them SPAK është partia më e madhe në Shqipëri dhe nesër njëri nga ata mund të jetë kryeministër. Unë për shembull Dumanin e imagjinoj kryeministër, po, po”, u shpreh ai.

Back to top button