Pasi mori vëmendjen në Champions League, bukuroshja shqiptare “pushton” dhe Instagram

Azra Jashari  mori vëmendjen në ndeshjen Bayer Mynich dhe Real Madrid. Ndeshja u mbajt më 30 Prill në stadiumin “Allianz Arena” dhe përfundoi me rezultatin 2-2 dhe ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Azra Jashri ishte bukuroshja shqiptare që tërhoqi vëmendjen në stadium, teksa mbante flamurin shqiptar. Momenti kur e reja shfqej me flamurin shqiptar dhe duke bërë zemrën me duar, bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Por duket se vajza nuk ka marrë vetëm vëmendjen e ndeshjes, por duket se tashmë ka “pushtuar” edhe Instagramin.

Para se të shfaqej momenti nga stadiumi Azra kishte vetëm 400 followers në Instagram, ndërsa pas ndeshjes në vetëm 3 ditë ajo ka rritur në 39.9 mijë në Instagram.

Epo duket se vajtja e bukuroshes në stadium i ka vlejtur më shumë nga çfarë mund ta mendonte.

Pasi mori vëmendjen në Champions League, bukuroshja shqiptare
Back to top button