Minoriteti grek dhe maqedonas i kërkon llogari Ramës dhe kujton negociatat: Ndihemi të pambrojtur

Dy interpelanca/ Minoriteti grek dhe maqedonas i kërkon llogari Ramës dhe kujton negociatat, Lleshaj në ‘sitë’ për krimin

E enjtja pritet të jetë një ditë intensive për parlamentin shqiptar, pasi deputetët kanë bërë kërkesë për dy interpelanca parlamentare.

Një grup deputetësh, përfaqësues të komunitetit grek dhe maqedon në Shqipëri, kërkojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për të dhënë shpjegime lidhur me vonesat për nxjerrjen e akteve nënligjore për ligjin për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri”.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, deputetët minoritare theksojnë se implementimi i këtij ligji, të miratuar në 2017, është kusht për integrimin.

Sipas tyre, edhe pse kanë kaluar 2 vjet, nuk janë miratuar rreth 46% e akteve nënligjore dhe ligji nuk po gjen zbatim.

Deputetët minoritarë theksojnë se në rast se ky ligj nuk zbatohet plotësisht, shanset për negociatat në mars janë të pakta. Interpelanca do prezantohet nga Vasil Sterjovski dhe zhvillimi i saj do bëhet nga deputeti Ligoraq Karamelo.

Një tjetër interpelancë është kërkuar nga deputeti i pavarur, Lefter Maliqi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Maliqi i kërkon sqarime ministrit për “situatën e rëndë kriminale, ngjarjet e rënda të pazbardhura, vettingun në polici, si dhe situatën me kultivimin e kanabisit”.

Back to top button