U tërhoq nga shfuqizimi i Speciales, SHBA i jep vizën kryeministrit Haradinaj

, U tërhoq nga shfuqizimi i Speciales, SHBA i jep vizën kryeministrit Haradinaj

Ambasada Amerikane ka pajisur me vizë kryeministrit e Kosovës Ramush Haradinaj, vendim që erdhi pasi shefi i ekzekutivit u tërhoq nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Express shkruan se tërheqja nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale e ka shpërblyer Haradinaj me vizën amerikane.Express ka mësuar sot nga burimet e saj se ambasada amerikane do t’ia lëshojë vizën kryeministrit Haradinaj dhe kjo vjen vetëm pasi ai ndryshoi qëndrim rreth shfuqizimit të Speciales. Kreu i ekzekutivit në një intervistë për DË pohoi se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet, duke treguar se sa të rëndësishme e ka që Kosova të ecën në rrugën evropiane.Kjo deklaratë e Haradinajt ndryshonte nga ato që ai i kishte dhënë më herët. Kryeministri këmbëngulte se qëndron pas të drejtës së deputetëve për të vendosur se çka të shfuqizohet në Kuvend, e për këtë nuk pyetën ambasadorët. Këta të fundit, nga ana tjetër, ishin aktivizuar për t’ua bërë me dije pasojat e rënda që i vinë shtetit të Kosovës nëse zhbëhet Specialja.Kryeministri Haradinaj dje po ashtu i është dhënë viza për Britani të Madhe edhe pse më herët ishte raportuar që, pas vizës amerikane, edhe britanikët i kanë bërë probleme të parit të Qeverisë. Haradinaj në fillim të janarit duhet të shkonte për vizitë në Iowa të SHBA-së për shkak se nuk i ishte lëshuar viza/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button