Prifti e zbulon për herë të parë: Më sollën një mjek të ri te QSUT, nga fisi i këtyre të drejtësisë! Të operonte si i pari, unë thashë JO!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti, deri në shkurt të vitit 2023. Ai është nën hetim dhe sipas togave të zeza, nuk mund të veshë përparsen e bardhë sepse mund të prishë provat.

Mjeku zbulon për herë të parë dhe një rast që i ka ndodhur në punë, si shef i Kardiokirurgjisë në QSUT, duke treguar se i kishin çuar me “insistim dhe direktivë” një mjek të ri që të punonte me të, por të operonte si i pari.

“Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten”, shkruan Prifti.

Mjeku tregon se përgjigja e tij kishte qenë jo. Ai e sjell këtë histori teksa ndan një dokumentar për mjekun Ali Spahia, i cili u persekutua sepse në vend të tij donin të çonin një nip të Byrosë Politike.

Edvin Prifti: HISTORI TE NGJASHME DHE PSE AFER NJE SHEKULL ME VONE

Me kishte shpetuar ky dokumentar te cilin e gjeni me poshte per viganet e mjeksise shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak permenden sot por kjo eshte semundja e pergjithshme e ketij kombi e cila ka te beje me amnezine ose harresen dhe mungesen e memories. Kalvari i jetes se tyre ishte i jashtezakonshem me burgje dhe internime dhe nderkohe ishin dy yjet e mjeksise shqiptare te kohes.

E gjitha filloi pasi ne vend te dr. Ali Spahise duhet te punesohej nipi i Byrose Politike i cili nuk dinte ABC e mjeksise dhe dr. Fadil Spahija e pershkruan kete ne formen e nje anekdote ne intervisten e tij. Pa dashur aspak te krahasoj veten me keta titane te mendimit dhe profesionit, 70 vjet me pas, ne detyren time si shef i kardiokirurgjise ne QSUT, pasi me sakrifica dhe pune te perkushtuar ne beme te mundur qe mijerat e shqiptareve qe kishin te vetmen zgjidhje te shkonin ne Turqi per tu operuar nga zemra, te operoheshin ne Tirane.

Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten. Me gjithe deshiren per ti dhene edhe atij mundesine si te gjithe stafit tim pergjigja ime ishte jo pasi procesi kerkon trejnim, pergjegjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca per mua ishte e ngjashme me ate te mjekeve te medhenj.

Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Eshte e dukshme se sa perpara ka bere kjo shoqeria jone?!

Perpara se nje intelektual te vritet ai duhet te lincohet, pergojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intriges qe ajo te duket e vertete, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flaket.qe turma pa memorie ia “dhuron” ne sherbim te shelbimit te tij (prof. ALESSANDRO ORSINI).

Back to top button