Kosovë/ 19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Nëntëmbëdhjetë raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit, ndërsa 24 pacientë u shëruan.

Lajmi u dha nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në total, u kryen 253 testime në ditën e fundit. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Deri tani në Kosovë, janë testuar 15586 persona, ndërsa janë regjistruar 1142 raste pozitive. Nga ata 871 janë shëruar e 30 kanë vdekur.

Back to top button