Përjashtimi i Berishës nën kërcënimin e dajakut amerikan? Basha: SHBA foli qartë, ashtu si unë me Escobar! Kjo është “end of story”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme edhe për përjashtimin e Sali Bershës nga Grupi Parlamentar, teksa u pyet nga moderatori Sokol Balla nëse ky vendim është marrë nën kërcënimin e “dajakut amerikan”.

Ai tha se SHBA ka folur qartë mbi arsyet e shpalljes “non grata” të Berishës, ashti siç ka folur edhe ai vetë për qëndrimin eqë ka PD mbi pacënueshmërinë e territorit të Kosovës, ndaj sipas tij ky është “end of story” (fundi i historisë).

“SHBA foli qartë për arsyet për të cilat Berisha është shpallur “non grata”. Janë shprehur qartë kur kanë thënë se kjo është një punë e përbashkët e shumë agjencive. Siç fola edhe unë qartë me Escobar se qëndrimi i PD-së është pacënueshmëria e integritetit territorial të Kosovës. Kaq është, end of story”, tha Basha.

Back to top button