Majko me emigrantët shqiptarë ne Itali: Një histori suksesi

Një histori suksesi. Kështu është cilësuar eksperienca e emigrantëve shqiptarë në Itali gjatë konferencës së titulluar “Itinerar shqiptar”, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në konferencën e organizuar nga shoqata “Ochio Blu” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë e ku morën pjesë zyrtarë dhe ekspertë mbi çështjet e emigracionit, Majko e vuri theksin tek shembulli pozitiv që përfaqëson komuniteti shqiptar në Itali.

“Ajo që ka ndodhur me shqiptarët e Italisë mund të konsiderohet një nga eksperiencat më të suksesshme të emigracionit në Europën Lindore”, ishin fjalët e Ministrit, i cili shtoi se arbëreshët dhe emigrantët e rinj kanë kontribuar në krijimin e një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri e informoi panelin lidhur me hapat e shpejtë që po ndërmerren për ti ofruar një mbështetje edhe më të madhe emigrantëve, si nga pikëpamja institucionale ashtu edhe nga ajo ligjore.

Majko foli mbi debatin për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështje kjo, e cila siç tha, gëzon konsensus në politikën shqiptare. Ministri përmendi gjithashtu iniciativat dhe përpjekjet e Ministrisë së Diasporës dhe gjithashtu qeverisë për tu krijuar lehtësira emigrantëve shqiptarë në të gjithë botën.

Pjesëmarrësit në konferencë u ndalën tek historitë e suksesshme të shqiptarëve në Itali, si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre. Gjate konferencës u diskutua edhe mbi problematikat e komunitetit tonë atje dhe mënyrat e tejkalimit të tyre. “Shqiptarët në Itali, një histori e suksesshme emigracioni” quhej dokumentari i shfaqur në vazhdën e konferencës, i cili tregoi rrugëtimin e diasporës sonë atje.

Më herët gjatë së hënës, Ministri i Shtetit për Diasporën u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në Itali, Tatiana Esposito. Bisedimet u përqendruan tek çështje që prekin komunitetin shqiptar në Itali.

Majko e informoi znj. Esposito lidhur me strukturat e ngritura nga Ministri i Shtetit dhe qeveria shqiptare, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë me strukturat italiane për zgjidhjen e problematikave për komunitetin tonë atje. Ministri e vuri theksin tek rëndësia e shkëmbimeve të ideve dhe informacioneve, për të mundësuar një qasje sa më të efektshme ndaj komuniteteve që jetojnë në të dyja vendet.

Esposito u shpreh e disponueshme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do ti adresohen Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në takim u diskutua edhe për një projekt të ri mes dy vendeve, që do të ketë në fokus problematikat e komuniteteve shqiptare dhe italiane. Ministri e ftoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në një vizitë në Tiranë, siç tha, për të diskutuar më hollësisht mbi temat e prekura në takimin e së hënës. E pranishme në takim ishte edhe Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.

Të dielën Majko, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Vatikan, Majlinda Dodaj dhe Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, ndoqi meshën e mbajtur në gjuhën shqipe, në kishën e hershme “San Giovanni della Malva”. Mesha e zhvilluar në kishën që u është vënë në dispozicion shqiptarëve të Italisë që prej vitit 2004, gjate papatit të Papa Gjon Pali i II, u drejtua nga Don Pasquale Ferraro, prift arbëresh nga Piana degli Albanesi.

Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh i nderuar për praninë në atë që e quajti, shtëpi të shqiptarëve, veçanërisht në një moment të rëndësishëm si përkujtimi i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Marrëdhënien e shqiptarëve me Vatikanin dhe Kishën Katolike, z. Majko e cilësoi një testament të heroit tonë kombëtar. Pas përfundimit të meshës sopranoja e talentuar Ana Lushi performoi këngë të zgjedhura shqiptare./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Majko me emigrantët shqiptarë ne Itali: Një histori suksesi
Majko me emigrantët shqiptarë ne Itali: Një histori suksesi
https://3.bp.blogspot.com/-OPKmDi-BLDE/WnAtph--cMI/AAAAAAAAQwc/1gyGMFOWf0s5KAeqk4Lh2zKNRedRXKnDACLcBGAs/s640/Majko-Itali-2.png
https://3.bp.blogspot.com/-OPKmDi-BLDE/WnAtph--cMI/AAAAAAAAQwc/1gyGMFOWf0s5KAeqk4Lh2zKNRedRXKnDACLcBGAs/s72-c/Majko-Itali-2.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/majko-me-emigrantet-shqiptare-ne-itali.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/majko-me-emigrantet-shqiptare-ne-itali.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy