Walker: Kushtetuta e Kosovës nuk është e shkruar mirë dhe mendoj se duhet të ndryshohet

A duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës?

“Kushtetuta e Kosovës nuk është e shkruar mirë dhe mendoj se duhet të ndryshohet”.

Kështu deklaroi ditë më parë, veterani amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, gjatë një interviste televizive, kur po fliste për mundësinë që të pranonte dekorim nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për çka tha se nuk është i gatshëm momentalisht për të pranuar një dekorim të tillë.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetuta nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë, avokatë dhe njohës të kushtetutës, kanë treguar nëse kushtetuta ka gabime dhe nëse ajo duhet të ndryshohet.

Kushtetuta duhet të ndryshohet

Njohësi i kushtetutës dhe çështjeve juridike, Mazllum Baraliu thotë se kushtetuta që aktualisht e kemi në fuqi nuk është demokratike e as e qëndrueshme dhe duhet të ndryshohet.

Mazllum Barali

“Nuk e di për çfarë gabime ka folur Walkeri por ne e kemi thënë me vite të tëra, prej momentit të hyrjes në fuqi, shpalljes së kushtetutës, kësaj që kemi, që kjo kushtetutë siç është propaganduar nga disa eksponentë jo sa duhet të vetëdijshëm në përmbajtjen e saj, eksponentë natyrisht të pushtetit të cilët krekoseshin për atë që e kishin bërë, kemi thënë dhe po themi edhe sot që kjo kushtetutë ka pa numër gjëra që nuk i qëndrojnë kohës. Kushtetuta është dëshmuar se nuk është demokratike, nuk është më e mira, nuk është e qëndrueshme dhe si e tillë duhet të ndryshohet”, është shprehur ai.

Baraliu tregon se ku duhet të fillojë ndryshimi i Kushtetutës.

“Që nga preambula duhet të ndryshohet. Preambula është e padrejtë dhe e çuditshme. Në këtë preambulë nuk përmendet as shumica shqiptare e as e komuniteteve tjera. Pastaj nene të caktuara të cilat në një mënyrë ose në një tjetër favorizojnë grupe të unitetit të pakicave serbe që mund të bllokojnë në vendimmarrje në shumicë e mandej bllokimi po ashtu është i paprecedentë në dy mënyra, është shumica e shumicës dhe shumica e pakicës të cilat pengojnë vendimmarrjen. Pastaj ka shumë mekanizma të dhënë bllokues, të cilat janë nga plani i Ahtisarit dhe që do të duhej që fillimisht të ekzistonin si eksperiment për 2-3 vjet dhe mandej të hiqej elementi i garantimit artificial, antidemokratik dhe i padrejtë i vendeve të rezervuara dhe të garantuara për komunitetet pakicë”, ka theksuar ai.

Por, sipas tij, Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet por të rishkruhet që na fillimi, nga neni i parë deri tek i fundit.

“Kjo kushtetutë kërkon një, jo ndryshim dhe harrnim siç po pretendojnë ta bëjnë këta zotërinjtë tanë nga pushtetit, por të rishkruhet, ne do të duhej të kishim një kushtetutë të re, e cila do të duhej të ndryshohej që nga preambula, që nga neni i parë e deri tek neni i fundit, 162 i cili është ndryshuar për rastin e fundit, për Gjykatën Speciale, është po ashtu e dëmshme”, ka deklaruar Mazllum Baraliu për gazetën “Bota sot”.

Mangësitë e Kushtetutës

Ndërsa, avokati Adrian Gjoshi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se edhe pse Kushtetuta është e shkurtër, nuk është nevojë e madhe që të kërkohen interpretime kushtetuese.

Adrian Gjoshi

“Megjithëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës është kushtetutë moderne e që sanksionon parimet dhe të drejtat themelore të shoqërisë dhe shtetit, megjithatë për shkak të mangësive që ka, ajo është sfiduar mjaft shpesh nga situata të caktuara politike dhe praktike. Siç kryesisht janë kushtetutat moderne, edhe kushtetuta jonë është e shkurtër për nga teksti. Mirëpo, ky fakt nuk e arsyeton nevojën e madhe dhe të shpeshtë që të kërkohen interpretime kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Gjoshi.

Sipas tij, Kushtetuta ka mundur të jetë e dizajnuar më mirë dhe të mos ketë zbrazëtira juridike.

“Kushtetuta jonë ka mundur të jetë më mirë e dizajnuar duke mos qenë e heshtur dhe me zbrazëtira të shumta juridike. Po ashtu, meqenëse deri tash vendi ynë ka diskriminuar pozitivisht komunitetet joshumicë, dispozitat që mundësojnë 20 vende të rezervuara duhet abroguar sepse cenojnë përfaqësimin e drejtë në parlament”, ka vlerësuar Gjoshi për “Bota sot”.

Kushtetutë kalimtare

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani mendon se Kushtetuta është kalimtare dhe përpjekjet për ndryshime të saj janë stopuar.

“Kushtetuta e Kosovës është kushtetutë kalimtare apo tranzicionale, kuptohet se këto kushtetua nuk mund të shkojnë gjatë dhe pa ndryshime. Ka pasur përpjekje për ndryshime por është stopuar nga qarqe ndërkombëtare edhe sot është e stopuar, edhe pse janë bërë herën e fundit propozimet për ndryshime prapë s’ka pasur leje ndërkombëtare për të filluar ndryshimet”, ka deklaruar ai.

Sipas Burjanit, ende nuk ka gatishmëri për të bërë ndryshime dhe si e tillë kushtetuta lë peng shumë gjëra që ndikojnë në politikat e vendit.

“Për këtë arsye ka mbetur peng i mos themelimi i ushtrisë, reforma zgjedhore, asociacioni e të tjera. Është e qartë publikisht se mbi 70% të kësaj kushtetute aktuale janë pjesë e dokumentit të Ahtisarit dhe ende nuk ka kurrfarë gatishmërie ndërkombëtare për të dhënë pëlqimin për ndryshime. Përndryshe kjo kushtetutë lë peng edhe shumë gjëra të tjera që nuk mund të ndryshojnë e që ndikojnë në politikat shtetërore të Kosovës”, është shprehur Blerim Burjani për “Bota sot”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Walker: Kushtetuta e Kosovës nuk është e shkruar mirë dhe mendoj se duhet të ndryshohet
Walker: Kushtetuta e Kosovës nuk është e shkruar mirë dhe mendoj se duhet të ndryshohet
Walker: Kushtetuta e Kosovës nuk është e shkruar mirë dhe mendoj se duhet të ndryshohet
https://2.bp.blogspot.com/-u8ntB7A68XY/WmR_cJh3S2I/AAAAAAAAPqU/FYGM1KJUGF8OYKd3WzltXhn82PxZdfddgCLcBGAs/s640/walker-william.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-u8ntB7A68XY/WmR_cJh3S2I/AAAAAAAAPqU/FYGM1KJUGF8OYKd3WzltXhn82PxZdfddgCLcBGAs/s72-c/walker-william.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/walker-kushtetuta-e-kosoves-nuk-eshte-e_21.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/walker-kushtetuta-e-kosoves-nuk-eshte-e_21.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy