“Leku madh ka dalë rrugëve”/ Rama paralajmëron Metën: Patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e Lulit me xhama të zinj

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në njësinë 5 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me mbështetës të PS në këtë zonë. Rama deklaroi se një e ardhme më e mirë arrihet me Partinë Socialiste, ndërsa, nëse ndodh e kundërta sipas tij, bëhen hapa pas.

Ai bëri dhe një paralajmërim për Presidentin Ilir Meta dhe shtoi se patronazhistët e dinë se kush ndodhet në makinat me xhama të zinj të autokolonave të PD.

“Vota e çuar tek shënjestra me numër 12, është vota që çan rrugën e të ardhmes, është arma që hap rrugën e të ardhmes. Po ju them të gjithëve, duhet karakter të gjuash tek 12, kush do të provojë karakterin duhet të gjuhej tek 12. Kush gjuan tek 6 e 9 ka pranuar dorëzimin përpara kënaqësisë, dështimin, përpara nevojës për të shkuar me tutje.

Ka pranuar se gjërat ti vijnë e jo të shkojë e t’i marri. Pret që ‘M’ të jetë tek kafja, e pret të hipi si shkallë, e jo t’i qepet për të arritur majën.

Të gjuash me tek 12 tregon një mesazh të qartë për të gjithë ne, vraponi më shpejt, ecni edhe kur ndiheni se po lodheni. Mbi të gjitha, mos guxoni të kënaqeni, kjo është të gjuash tek 12, të gjuash tek nënta është halli madh shumë. Edhe të gjuash në ajër, nuk është e thënë që plumbi të iki, kthehet rikoshent dhe të kap.

Nëse e hedh përpjetë, thua hajde na jep ato lekë, se leku madh ka dalë rrugëve. Leku do të shkojë brenda makinave të karvanit, sepse ato makinat patronazhistët i ndjekin dhe këtu Iliri ka të drejtë.

Ilir, patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e Lulit me xhama të zinj, e dinë se kujt i janë ato makina të shtrenjta, që xhirojnë goma, aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër, është karvani, i Shqipërisë së bingove, që i mori në qafë fëmijët, familjet e varfra dhe ndau prindër nga njëri-tjetri, tek ai karvani janë.

Aty janë prokurorët e gjykatësit që u flakën nga Vettingu. Ju kujtohet se sa janë vrarë nga operacione, kemi shkuar tek SHQUPI i sotëm të vrarë policët nga operacioni, në atë karvan e ke.

Janë me emër dhe mbiemër, aty brenda janë kokat që xhirojnë goma për të sjellë ndryshimin. Është e pamundur t’ua japim mundësinë e të rikthehen. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam unë i pari, një i pakënaqur që çdo ditë ia nxi jetën kryetarit të bashkisë, po e ndërroj unë lali Erin me ndonjë tjetër. Me kë ta ndërroj, me Aldo Bumçin, po ky është më i mirë se Luli me thënë të drejtën.

Si mund të kërkohet që gjërat që ne duam dhe që Shqiptarët i meritojnë të ndodhin në një kohë kaq të shkurtër duke pasur në mes edhe tërmetin edhe virusin”, tha Rama.

Back to top button