Shkrimi prekës i nxënëses shqiptare në Itali: Arratisja e babait tim në 90-ën më shpëtoi

, Shkrimi prekës i nxënëses shqiptare në Itali: Arratisja e babait tim në 90-ën më shpëtoi

*Një reflektim mbi problemin e emigracionit nga Sulltane Elezi, nxënëse shqiptare në klasë të dytë në Liceo delle Scienze Umane Opzione Economico Sociale, Itali.Në Shqipëri në fillim të viteve ’90, me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, komunizmi ra. Filloi një periudhë kaosi dhe varfërie, sidomos në fshat. Luani (Leo) u lind në vitin 1973, në një qytet të vendit, pas nëntë vëllezërve. Ata nuk kishin shumë para dhe kishin një pjesë të vogël të tokës që nuk ishte e mjaftueshme për të ushqyer të gjithë familjen.Shkolla për të ishte një rast shumë i rëndësishëm; babai i tij vendosi të “investonte” ekskluzivisht tek ai, duke e dërguar atë për të studiuar në Durrës, që është një orë me makinë nga Bedeni (vendi i tij).Transporti ishte një shpenzim i paimagjinueshëm, duke pasur parasysh cilësinë e jetës. Megjithatë, babai i tij financoi udhëtimet e tij derisa Leo arriti të gjejë një mënyrë për të udhëtuar pa paguar, duke bërë porosi të vogla e të thjeshta për shoferin.Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1990, kur arriti në qytet, Leo vuri re se shumë njerëz shkonin në port; i tërhequr nga kurioziteti, ai i ndoqi ata.Një turmë prej rreth 10,000 njerëzish, kryesisht burra dhe adoleshentë, presin të marrin një varkë plot me shpresë dhe plot dëshirën për të punuar.Anija e “shpresës” nuk jepte asnjë siguri për arritje të sigurtë, ata thjesht duan të punojnë, sepse popullsia shqiptare njihet veçanërisht për fuqinë punëtore.Mbërritën në Bari, aty u mirëpritën me një batanije dhe një vakt të thjeshtë, por për ta ishte si një mirëseardhje vëllazërore. Shqiptarët janë ende shumë mirënjohës ndaj italianëve.Është e pabesueshme të mendosh se si një rrugë e shkurtër në detin Jon ka përmirësuar kaq shumë jetë familjesh.Nëna e Leos nuk di asgjë për të, derisa pas gjashtë muajve ata mund të dëgjojnë njëri-tjetrin me telefon.Popullsia Pugliese kontribuon në integrimin e të huajve, duke u dhënë atyre një vend si fermerë në fusha dhe ndonjëherë edhe mikpritje në shtëpinë e tyre; ndihma më e madhe jepet nga gratë që përgatisin ushqim dhe shtëpi të pastra.Një faktor shumë i rëndësishëm për të jetuar në emigracion në mënyrën më të mirë të mundshme është prania e një miku, për të ndarë mendime dhe për të mbështetur njëri-tjetrin.Leo gjen një mik, edhe sot ata ndjekin dhe kujtojnë së bashku udhëtimin nga Shqipëria në Puglia dhe pastaj mbërritjen në Liguria.Duhej shumë vite angazhim dhe sakrifica për t’u vendosur në Itali, ishte e nevojshme të përballej me paragjykimet fillestare, të cilat babai im Leo i gjeti më së shumti në Veri derisa fitoi besimin e vendësve.Leo, nga 1990 në 2018 ka bërë një rrugë të gjatë. Ai ka mësuar shumë gjëra dhe ka arritur të bëjë më së shumti falë aftësisë së tij si një mjeshtër ndërtimi, një profesion i përulur, tani është kreu i një kompanie ndërtimi që gëzon një besim të madh në Alassio dhe në qytetet ngjitur.Gjëja që admiroj për babin tim është se ai gjithmonë ka qenë me këmbë në tokë, kjo bën të mundur ruajtjen ose rritjen e mirëqenies së të gjithë familjes.Prandaj është e padrejtë të thuash ose të mendosh se të huajt vjedhin punën; nga ana tjetër, ata arrijnë të jenë të kënaqur edhe me punët më të përulura, të shtyrë nga detyrimi për të ushqyer familjen e tyre dhe shpesh angazhohen në çdo punë.“Arratisja e Leos” ishte një ikje e nevojshme, për të shpëtuar nga varfëria, papunësia dhe lufta civile e ’97-ës, një arratisje që lejoi mijëra familje të jetonin./ Përshtati JOQ.al, shkrim i botur nga “Don Bosco“./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button