Zanat zbresin prej bjeshkëve, udhëtojnë përmes Komanit (FOTO)


Duket si legjendë e zbritur nga bjeshkët, por është realitet. Çdo fundjavë në tragetet që çojnë turistët nga Komani në Fierzë dhe drejt Valbonës apo Gjakovës, udhëton një nuse. Me vello të bardhë dhe e bukur. Dhe gjithmonë ka një djalë simpatik që i rri në krah dhe shumë njerëz që i shikojnë. Pa pushkë e kobure si në kohë të vjetra, por me qeleshe të bardha, muzikë popullore. Valle nga Jugu në Veri dhe… hare. Kjo ndodh në liqenin e Komanit çdo fundjavë. Tashmë “Zanat” udhëtojnë me traget.

Jemi në stinën e verës e të dasmave dhe kjo është koha kur turistët preferojnë të bëjnë një udhëtim përmes liqenit të Komanit. I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit e Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.

Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e turistëve vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe monumenteve të natyrës e historisë që gjenden përgjatë brigjeve të tij.

Duke lundruar në liqen nga Komani deri në Fierzë, në një udhëtim që zgjat më pak se tre orë, vizitorët mund të shijojnë pamjet e mahnitshme që ofron peizazhi.

Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të papërshkruar, ndërsa joshje më vete janë fshatrat e kësaj zone dhe grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.

Liqeni i Komanit është një ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti ia vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë.

Ka disa vite që organizohen ture nëpër liqen dhe interesimi rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.

Operatorët turistikë që operojnë në këtë liqen e pranojnë se zona ka nevojë ende për shumë investime të tjera veç tragetit dhe disa varkave, që të garantojnë turizëm të mirëfilltë. Përveç transportit, në këtë zonë nuk ka ndonjë vend që ofron akomodim për turistët e interesuar. Shpeshherë ata strehohen në shtëpitë e banorëve rreth brigjeve të liqenit, duke përdorur dhe ushqimet e banorëve të zonës.

Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës, të kulturës dhe të zakoneve, shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit. Por, edhe në mungesë të kapaciteteve, zona e liqenit të Komanit duket të jetë mjaft tërheqëse për turistët.

Mundësia e kampingut në ndonjërin prej fshatrave të zonës, shëtitja nëpër pjesët e ndryshme të liqenit dhe ushqimi tradicional, tërësisht bio, duket se janë të mjaftueshme për kënaqësinë e tyre. Qëndrimi në këtë zonë është një aventurë e bukur dhe ja vlen të provohet.

Një nga fshatrat që ia vlen të vizitohet apo të ngrihet një kamping i vogël është edhe fshati Berbull, një fshat me kulla të bukura dhe me një pozicion të mahnitshëm me pamje mbi liqen. Nga këtu mund të nisesh e të vizitosh lumin e Shalës, një vend i mahnitshëm e përrallor; shpellat e tij apo lumin Daica, një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim.

Të mahnitur me pamjet përrallore të liqenit të Komanit janë shprehur shumë turistë të huaj, të cilët lundrimin nga Fierza në Koman apo anasjelltas e kanë cilësuar si “udhëtimin në mes të fjordeve shqiptare”.

Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që ja vlen të vizitohen.

Në mesin e tyre mund të përmendim lumin e Shalës, lumin e Daicës, lumin e Berishës, lumin i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palcë e të tjera.

Operatorët turistikë janë futur në aktivitet të plotë, sepse kjo është stina e lëvizjeve. Ja vlen një fundjavë udhëtimi nëpër Liqenin e Komanit. Zanat kanë zbritur prej bjeshkëve…/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8358,Camëri,113,Editorial,1823,Ekonomi,448,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1360,Iliridë,259,Kosovë,2467,Kulture,661,Luginë,51,Moti,2,Politik,1818,Reportazh,164,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,518,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zanat zbresin prej bjeshkëve, udhëtojnë përmes Komanit (FOTO)
Zanat zbresin prej bjeshkëve, udhëtojnë përmes Komanit (FOTO)
https://4.bp.blogspot.com/-J1AQFpXn3nk/W19C1K9tElI/AAAAAAAAXLE/SPEfiu96H_EtmiSC92rMt3Isdb4VxUHugCLcBGAs/s640/zanat.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-J1AQFpXn3nk/W19C1K9tElI/AAAAAAAAXLE/SPEfiu96H_EtmiSC92rMt3Isdb4VxUHugCLcBGAs/s72-c/zanat.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zanat-zbresin-prej-bjeshkeve-udhetojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zanat-zbresin-prej-bjeshkeve-udhetojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy