“E paqartë nëse qëlloi mbi policinë”, mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa

, “E paqartë nëse qëlloi mbi policinë”, mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa

Vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa nga forcat RENEA, i cili hapi zjarri ndaj policisë ka ngjallur edhe reagimin e mediave greke.

“Protothema”, një nga mediat kryesore në Greqi shkruan: “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”.

“35-vjeçari ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”, shkruhet në artikullin e ‘Protothema’.

“Është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”, shkruan Skai grek, i cili i referohet lajmit të Ora News.

“Mononeës.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë./ZgjohuShqiptar.info, “E paqartë nëse qëlloi mbi policinë”, mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button