Meta merr në mbrojtje “pikën e tij të dobët”: Lulzim Basha është përgjegjësi i vetëm!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë protestën e dhunshme të Sali Berishë në selinë e PD-së, duke bërë përgjegjës për dështimet e opozitës Lulzim Bashën.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash presidenti Ilir Meta në emisionin ClickPlus në TV21.

Nga ana tjetër Ilir Meta është shprehur se nuk do të dëshironte që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimin Evropian.

Meta tha se si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.

Presidenti i Shqipërisë tha se së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar./m.j

Back to top button