Le Temps 1914/ Telegrami drejtuar Princ Vidit: Pse Shkodra duhet bërë kryeqytet i Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të dielën e 8 marsit 1914, në faqen n° 2, telegramin e shkodranëve drejtuar Princ Vidit me qëllim që qyteti i tyre (djep i historisë, kulturës dhe traditës shqiptare) të bëhej kryeqendra e Shqipërisë.

Çfarë përmban më konkretisht ky telegram? Si e kanë justifikuar këtë kërkesë shkodranët? Kush e ka firmosur?

Në vijim do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Ne kemi marrë nga Shkodra telegramin më poshtë:

Sot, të bashkuar në mënyrë spontane në qytetin tonë prej 30 000 banorësh të Shkodrës, të zonave dhe maleve përreth dhe duke pasur parasysh vetëm interesin dhe të mirën e kombit dhe të shtetit shqiptar, zhvilluam një takim për të kërkuar që Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë. Pasi dëgjuam fjalimet e oratorëve të ndryshëm, ne kemi vendosur njohjen e plotë të Princ Vidit si mbret të Shqipërisë, i cili sapo është zgjedhur nga Evropa dhe kurorëzuar mbret nga populli shqiptar.

Ne i urojmë mirëseardhjen mbretit tonë në tokën shqiptare, i ofrojmë atij shërbimet e shqiptarëve besnikë dhe të virtytshëm, i betohemi për nënshtrim, bindje dhe besnikëri.

Në emër të banorëve të Shkodrës, të zonave malore të Malsisë, Mirditës, Dukagjinit, të një pjese të Kosovës, të zonave përreth Shkodrës e deri në dalje të detit, që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të Shqipërisë, kërkojmë që Shkodra të bëhet kryeqytet i shtetit tonë për arsyet në vijim:

Qyteti, i famshëm dhe historik kujtimesh dhe luftëtarësh të vjetër shqiptarë, është më i forti, më i madhi, më i bukuri dhe më i shëndetshmi nga të gjitha qytetet e Shqipërisë aktuale. Shkodra është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka ndërtesat më të nevojshme për sovranin, për zyrat e shtetit, për ushtrinë kombëtare, për ministrat dhe konsujt e huaj, për ministritë e qeverisë, etj. Në mënyrë spontane, ajo vë këto ndërtesa në dispozicionin e shtetit, pa qenë nevoja që ky i fundit të shpenzojë miliona për ndërtimin e godinave të cilat janë të domosdoshme.

Shkodra, me të cilën janë të lidhura të gjitha malet e Shqipërisë luftëtare, është strategjikisht qyteti më i madh i Shqipërisë, rrethimi i fundit i saj e ka dëshmuar si qytetin më të famshëm në botë për forcën dhe rezistencën luftarake, sepse ajo rezistoi më shumë se çdo qytet tjetër dhe nuk ra me forcën e armëve në duart e armikut.

Shkodra, kryeqytet i Shqipërisë, e fortifikuar ashtu siç duhet, ushtarakisht dhe strategjikisht, do të jetë, me liqenin, lumenjtë dhe kodrat që e rrethojnë, aq e fortë sa asnjë ushtri e madhe nuk do të mund ta pushtojë, qoftë edhe pas shtatë vjetësh rrethim, ashtu si nuk mundën ta merrnin, pas shtatë muajsh, ushtritë e dy vendeve ballkanike.

E gjithë Shqipëria është sot dhe do të jetë gjithmonë katër herë më e lehtë për t’u pushtuar, nga kushdo, se qyteti i Shkodrës, i mbështetur dhe i përkrahur nga besnikëria e të gjithë shqiptarëve.

Shkodra, nëse nuk bëhet kryeqytet, do të jetë në rrezik për t’u shkëputur nga atdheu. Me qytetin e Shkodrës, do të shkëputen të gjitha zonat përreth, të cilat me të formojnë pjesën kryesore të Shqipërisë.

Natyrisht, ndarja dhe shkatërrimi i të gjithë atdheut tonë është në dyshim. Kryesisht, për këtë arsye, Shkodra dhe banorët e saj të bashkuar u bëjnë thirrje qyteteve të Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, të gjithave krahinave shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që e duan atdheun e tyre që të jenë mbështetës të kësaj kërkese.

Prandaj, ajo i lutet Madhërisë së Tij Mbretit të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar që të marrë parasysh në mënyrë favorshme këtë kërkesë.

Rroftë mbreti i shqiptarëve ! Rroftë Shqipëria e pavarur ! Rroftë Shkodra kryeqytet!

Ky telegram është nënshkruar (firmosur) nga komiteti organizues, i cili përfshin Kryepeshkopin, Kryetarin e Komunës dhe parësinë e Shkodrës.”

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Le Temps 1914/ Telegrami drejtuar Princ Vidit: Pse Shkodra duhet bërë kryeqytet i Shqipërisë
Le Temps 1914/ Telegrami drejtuar Princ Vidit: Pse Shkodra duhet bërë kryeqytet i Shqipërisë
https://2.bp.blogspot.com/-OTR6ColXQRU/XDUIQbZYzkI/AAAAAAAAeS4/vq_NEI8jz4UDVuObbnIY_sHtLD8fPrUBQCLcBGAs/s640/Purger-04-681x437-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-OTR6ColXQRU/XDUIQbZYzkI/AAAAAAAAeS4/vq_NEI8jz4UDVuObbnIY_sHtLD8fPrUBQCLcBGAs/s72-c/Purger-04-681x437-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/le-temps-1914-telegrami-drejtuar-princ.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/le-temps-1914-telegrami-drejtuar-princ.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy