Gjigandët Peugeot, Renault dhe Maserati hapin kompani prodhimi në Elbasan

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Prefekti i Qarkut, Gledjan Llatja vizituan ambjente e kompanisë “Delmon Group” me kapital Francez, e cila ushtron aktivitetin e saj në ish-Kommbinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Kjo kompani ka punësuar rreth 50 puntorë dhe vitin që vjen pritet që numri i punonjësve të dyfishohet.


Në fjalën e tij, Balla tha se ky projekt garanton rivitalizimin e zone industriale të Elbasanit

“Ne do të vazhdojmë tju mbështesim. Që në fillim të projektit tuaj kemi parë që është një projekt që garanton rivitalizimin e kësa zone industriale të Elbasanit. Jemi shumë krenar që viti i parë i punës shkoi më së miri, sepse 1 milion euro eksport nuk është pak dhe me ato që na premtuat ju 2019 do të shkojë 4 milion dhe që do të thotë që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do rë rriter dhe numri i të punësuarve. Bashkë me Gledin, prefektin e qarkut jemi në shërbimin tuaj, sepse për ne rritja e numrit të punësuarve në Elbasan është objektivi kryesor për këtë vit. E kemi nisur mirë, sepse të dhënat e para të këtij viti tregojnëqë kemi një rritje të numrit të të punsuarve rishtas në Elbasan e që tregon që gjithë vëmëndja jonë për të garantuar sa më shumë njësi prodhim si kjo e juaja, që ka bërë që të kemi rezultat rritjen e punësimit. Është një lajm i mirë që kompani me emër botëror si Maserati, Peugeot, Renault të prodhojnë pjesë këmbimi këtu në Elbasan, pas Mercedez Benzit dhe Fiatit që po prodhon këtu.
Po kalojmë në një fazë tjetër të sipërmarrjeve që krijojnë vende pune në qarkun tonë, janë pikërisht ato që kemi synuar, sipërmarrje prodhimi të makinerive.


Shpresoj që me kompani të tjera gjermane, franceze dhe italiane të spostohemi në këtë nivel të ri të sipërmarrjeve, të cilat kalojnë nga fasoneria në një prodhim të pjesëve të këmbimit makinerive dhe automjeteve”, deklaroi Balla.

Ndërsa prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja tha se është kënaqësi që investimet e reja që vijnë në fushën e industrisë vijnë në zonë e ish-kombinatit metalurgjik, cila ka qenë një nga zonat më të mëdha industriale në Shqipëri.

“Ne në bashkëounim me Zyrën e Punës dhe qendrat profesionale jemi duke u bërë gati për të ridimensionuar tregun e punës që të kemi një staf të trajnuar.
Vetëm këtë ne presim që më qendrën e trajnimit të Elbasanit të tranohen mbi 2 mijë të rinj për të marë aftësitë bazë profesionale.
Insigurojmë të gjithë bizneset që në Elbasan do të gjejnë fasilitete tek pjesa administrarive dhe një krah pune të mire”, u shpreh Llatja.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Delmon Group”, Ertjan Çabiri u shpreh se kjo fabrikë prodhon pjesë gominash për automibila, klientët kryesorë janë kompani feanceze, Peugeot, Renault por edhe kompani që shesin në treg më të gjërë botëror siç është Maserati.

“Kemi vetëm 6 muaj që kemi filluar dhe kemi arritu 1 milion euro xhiro prodhim. Kemi rreth 50 puntorë dhe do të dyfishohen këtë vit. Kemi pasur një ndihmë të madhe nga shteti, pasi na ka lehtësuar çdo procedurë dhe kemi ecur më shpejt se sa e mendonim”, tha Çabiri./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjigandët Peugeot, Renault dhe Maserati hapin kompani prodhimi në Elbasan
Gjigandët Peugeot, Renault dhe Maserati hapin kompani prodhimi në Elbasan
https://3.bp.blogspot.com/-Cw4cedqDhKU/XGRBrLelh1I/AAAAAAAAhM0/JkLmrjRJCp0wn1YW5yUqXOT5Ivo5Y8C6gCLcBGAs/s640/auto_fabrika-makina-elbasan-696x3821550065137%2B%25281%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Cw4cedqDhKU/XGRBrLelh1I/AAAAAAAAhM0/JkLmrjRJCp0wn1YW5yUqXOT5Ivo5Y8C6gCLcBGAs/s72-c/auto_fabrika-makina-elbasan-696x3821550065137%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/gjigandet-peugeot-renault-dhe-maserati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/gjigandet-peugeot-renault-dhe-maserati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy