Portali që shkruan mbi mënyrën e jetesës: Shqipëria, një parajsë për pensionistët italianë

Autorja Enza Petruzziello ka shkruar mbi Shqipërinë në një analizë për faqen e njohur italiane voglioviverecosi.com.

”Aktualisht, ka rreth 20 000 italianë që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, në kryeqytetin e vendit. Bëhet fjalë për një nga vendet më pak të shtrenjta në botë. Të rinjtë, sipërmarrësit dhe pensionistët italianë zgjedhin këtë vend si një vendbanim të ri, në kërkim të mundësive të reja, për të shijuar vitet e pensionit ose edhe për të investuar”.

Autorja shkruan se italianëve u leverdis të investojnë në Shqipëri prej kostove të ulëta të krahut të punës, afërsisë me Italinë, gjuhën që e flasin në masë shumë shqiptarë, etj.

“Sidomos për pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri, ku me ndihmën e pensionit, mund të bëjnë një jetë të rehatshme.

Pavarësisht se ka një fuqi blerëse të ulët, Shqipëria ofron çmime të ulëta për ushqimin, qiratë dhe produktet. Në Tiranë për këto shërbime ju duhet të shpenzoni vetëm 630 dollarë në muaj”.

Autorja shkruan se problemet ne Shqiperi italianet dine si ti perballojne.

“Problemet më të mëdha paraqiten nga një korrupsion i lartë, jo gjithmonë hartat e azhurnuara të regjistrit të tokës dhe modeleve të ndryshme të zhvillimit midis zonave të ndryshme territoriale. Sidoqoftë, këto janë rreziqe që mund të përballen dhe tejkalohen, siç dëshmojnë shumë kompani italiane të pranishme në vend” – shkruan ajo.

Sipas të dhënave të Infomercati, në 2018 Italia zinte 34,1% të tregtisë totale tregtare të Shqipërisë, e cila në vitin 2017 arriti në rreth 2,6 miliardë euro. Italia është qartësisht klientja kryesore, me 48,2% të vëllimit të eksporteve, gjithashtu furnizuesja e parë në Shqipëri me 27,3% të importeve.

Sipas të dhënave të vitit 2018, pas Italisë, partneri i parë tregtar, vijnë më pas Greqia (6,9%), Gjermania (6,6%) dhe Kina (6,3%).

Back to top button