Shahini: Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas për 4 mijë nxënës

Ministrja e Arsimit, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas nga Shqipëria për 4 mijë nxënës.

“Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe”, shkruan ministrja më tej në postim.

Postimi i plotë i ministres Shahini:

Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip #falas nga #Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe.

Back to top button