Do të marr dhitë dhe do të shkoj emigrante në Kosovë…

Gerta Loku, fermere, aktiviste, ishte e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ku shprehu hapur pakënaqësinë dhe mungesën e përkrahjes nga qeveria, teksa ajo që shikon është vetëm një propagandë politike.

Ndër të tjera, Loku bëri dhe krahasimin me mbështetjen që i jep qeveria kosovare fermerëve të vendit, teksa u shpreh se e vetmja zgjidhje është që bashkë me dhitë e saj ‘të emigrojë drejt Kosovës’.

“Këtu nga Mirdita jam shumë afër me Kosovën dhe dua të them se fermeri kosovar sidomos pas vitit që lamë pas, është një fermer i lumtur. I them një mikut ‘si është e mundur që mbolle aq shumë’ dhe mu përgjigj: Na ka shpëtuar shteti.

Ne jemi shumë afër me Kosovën dhe Kosova tani është bërë shtet dhe ne pretendojmë se kemi shumë vite shtet, por kemi fondet mbështetëse për bujqësinë, blegtorinë dhe zhvillimin rural, më të ulëtat në gjithë rajonin. Ndërsa unë marr 12 mijë lekë të vjetra për krerë, ai zotëria në Kosovë merr 24 euro për kokë. Flavioo, do marr dhitë dhe do shkoj emigrante në Kosovë me gjithë dhi!” u shpreh Loku.

Back to top button