“Putini s’do të ndalet në Ukrainë”/ Presidenti lituanez paralajmëron Blinken: Zgjedhja është në duart tona

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda,  në kuadër të situatës së krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, në një takim me sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken është shprehur se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Sipas Reuters bëjnë me dije se presidenti Nauseda la thënë se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.

Back to top button