Gara në Partinë Demokratike për sekretar të përgjithshëm, zbulohen emrat

Ditën e sotme në PD do të mbahen zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretarët. Sipas burimeve në garë për sekretar të përgjithshëm janë Flamur Noka dhe Arben Ristani.

Ndërkohë në garë për postin e nënkryetarit do të jetë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi. Ashtu siç është paralajmëruar më herët, në mesditë pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes do të miratohen kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD.

Në orën 17: do të zhvillohet mbledhja e Këshillit e Kombëtar të Partisë Demokratike.

Back to top button