Akuzë Metës?! Ish nënkryetari i PL zbulon prapaskenat e dorëheqjes: Të mendosh ndryshe s’është tradhti, më kanë sulmuar familjen

Endrit Braimllari, ish-nën kryetar, ishte ndër të parët që zgjodhi që të jepte dorëheqjen, mes tensioneve që kanë lindur brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën shumë të ashpër për atë se çfarë po ndodh në partinë e themeluar prej tij.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike.

“Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të ctensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë”, u shpreh Baraimllari në A2 CNN.

Ai shtoi se dorëheqja nuk ka qenë e kërkuar nga Ilir Meta.

“Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin”, shtoi ai./m.j

Back to top button